Bullgaria dhuron 150 mijë vaksina për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfitojnë Shqipëria dhe Kosova

Bullgaria dhuron 150 mijë vaksina për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfitojnë Shqipëria dhe Kosova

Bullgaria ka në plan të sigurojë rreth 150,000 vaksina anti-COVID për fqinjët e saj ballkanikë. Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri vendas i Shëndetësisë Stoicho Katsarov.

Ai tha se vendi ka rënë dakord të marrë rreth 13 milionë doza nën skemën e furnizimit të BE-së deri në fund të vitit dhe kështu do të mund të ndihmojë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

 “Plani është që të shpërndahen deri në 150,000 doza midis vendeve tona fqinje të Ballkanit Perëndimor. Sofja ka marrë kërkesa nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja.

Nevojat tona janë mbuluar plotësisht kështu që nuk ka asnjë rrezik që Bullgaria të mbetet pa vaksina”, u shpreh ai.

 Vaksinat që kërkon të dhurojë Bullgaria janë kryesisht të kompanisë AstraZeneca.

Javën e kaluar presidenti Rumen Radev tha se Sofja ka në plan të dhurojë një sasi të konsiderueshme vaksinash për Maqedoninë e Veriut, si një lëvizje që mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve edhe ashtu të tensionuara mes tyre, që ka të bëjë me veton e Bullgarisë për hapjen e negociatave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy