Një raport i fundit i Komisionit Europian për anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, rezultoi që shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës janë ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës duke shënuar një shifër mbi mesataren e shteteve të Bashkimit Europian.
17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre.
Studiuesja Alba Haruni nga studio e “MCN Informacion” tha se një nga problematikat kryesore është mungesa e motivimit.
Tre faktorë kryesorë janë ai ekonomik, pagat, faktori social. Sa e gjejmë veten në punën që bëjmë, në marrëdhënie me atë që duam të bëjmë dhe e treta, motivimi në punë, sa punëmarrësi e motivon punonjësin dhe sa punonjësi është i motivuar në punën e tij.
Nuk ndërvepron punëmarrësi me punëdhënësin dhe nuk ka ura komunikimi. Ke dhe punëdhënës që thotë nuk të kam marrë në punë për të më dhënë mend.
Ka një qasje ndryshe qysh kur në shkollat e mesme ka filluar orientimi me këshillimin e karrierës dhe të rinjtë dinë se çfarë duan dhe çfarë kërkojnë në jetë.
Avokati Sevin Serjani tha se punëmarrësit i duhet sikur po shfrytëzohet dhe se është një dinamikë jo e qartësuar mes punëmarrësit dhe punëdhënësit dhe kjo sjell gjithnjë stres dhe një dinamikë që nuk e di se ç’të sjell e ardhmja.
Ka një element që nuk përjashtohet dhe kjo shikohet në përditshmëtri, duke iu referuar republikës së Shqipërisë, kemi pasur një raport në histori komplet ndryshe me punën, ndërmarrja ka qenë shtetërore, ka qenë përgjegjshmëria në punë. pas 90-ës disa profesione mund të ndërtonin një status social jo status ekonomik.
Kjo krijon atë që për disa pozicione pune ka mbivendosje dhe për shumë vende të tjera mungon. Ka një element shumë themelor në raportin mes punëdhënësit dhe punëmarrësit që nuk ndihen mirë me njeri-tjetrit.
Punëmarrësit i duhet sikur po shfrytëzohet, është një dinamikë e krijuar me një dinamikë jo të qartësuar mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, kjo sjell gjithnjë një stres dhe një dinamikë që nuk e di se ç’të sjell e ardhmja.
Psikologu Skënder Ravolli thotë se në vendet e punës mbizotëron ende rrjedhja e gjithë dinamikës së punës nga lart poshtë.
Nuk kemi paralelizëm, punonjës që t’iu dëgjohet zëri, por kemi punonjës që stepen për shkak të arsyeve ekonomike, apo mos respektimi i kontratave të punës dhe mund të përfundojë deri te heqja nga puna.
Kjo bën që të ndihen më të frustuar që të shprehin pakënaqësitë e tyre, kjo shton ngarkesën emocionale. Gjithë njerëzit punojnë për të përmbushur nevojat jetësore dhe paga është një nga faktorët kryesorë pse njerëzit janë të pakënaqur nga puna e tyre.
Në Shqipëri dhe Kosovë nuk ekziston pjesa e shpërblimeve, duke kaluar një ditë ndryshe në një qytet tjetër, lloj ekskursionesh apo aktivitetesh ndryshe, si dhe shpërblimet.
Nëse një punonjës në gjashtë muaj apo një vit të ka sjellë rritje, duhet shpërblyer në mënyrë që të vijojë të kontribuojë mirë.



