Pamjet që gjeni në videon më poshtë tregojnë momentin kur një shkëmb shkëputet nga mali në Torovicë të Lezhës dhe bie poshtë në një zonë të banuar në afërsi të Shkëmbit të Kuq.
Fatmirësisht rënia e tij nuk shkaktoi dëme, por rënia e gurëve nga shpati i malit në Torovicë është një fenomen i vazhdueshëm për shkak se është shpyllëzuar zona dhe janë në lëvizje shumë shkëmbinj.
Pak vite më parë, rënia e një shkëmbi shkaktoi një tragjedi mbi një familje, pasi zuri poshtë një makinë ku udhëtonin tre pjesëtarë të një familjeje dhe u mori jetën.
Specialistët e gjeologjisë kanë identifikuar disa zona problematike për të cilat është kërkuar që të ndërhyhet, por ende nuk është bërë asgjë.
Edhe forcat xheniere dhe Emergjencat Civile bënë një kontroll të zonës në vitin 2017, pas tragjedisë qe shkaktoi një gur i tillë duke rënë nga mali, duke përcaktuar rrezikun dhe frikën që krijohej nga rënia e gurëve, por gjithçka mbeti vetëm në letra. Banorët ndjehen të rrezikuar dhe frika është e vazhdueshme për ta.



