Gjashtë mijë fëmijë të lindur jashtë vendit përfitojnë bonusin e bebes

Gjashtë mijë fëmijë të lindur jashtë vendit përfitojnë bonusin e bebes

Gjashtë mijë fëmijë të lindur jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit, të regjistruar në vendin amë, kanë përfituar bonusin e bebes, njësoj si çdo fëmijë i lindur në Shqipëri, falë programit universal për mbështetjen e çdo të porsalinduri, ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“6 mijë fëmijë të lindur jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit, të regjistruar në vendin amë, kanë përfituar bonusin e bebes, njësoj si çdo fëmijë i lindur në Shqipëri, falë programit universal për mbështetjen e çdo të porsalinduri”.

Me programin universal, qeveria ka mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë.

Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy