Zhbllokohet nga dëbora aksi Qafë e Thorës-Theth

Zhbllokohet nga dëbora aksi Qafë e Thorës-Theth

Aksi rrugor Qafë e Thores-Theth është bërë i kalueshëm. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se është hera e parë që kjo rrugë është e hapur në këtë periudhë të vitit. Në këtë aks ka prani të shumtë dëbore, pasi reshjet kanë qenë intensive si pasojë e temperaturave të ulëta.

ARRSH bën të ditur se rruga tashmë është e hapur dhe turistët vendas e të huaj mund të vizitojnë fshatin Theth. Megjithatë, bëhet thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe gjatë udhëtimit të reduktojnë shpejtësinë e të pajisen me zinxhirë e goma dimërore.

Njoftimi i ARRSH:

Hapet për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thores-Theth. Për herë të parë në këtë periudhë u hap rruga nga Qafa e Thores deri në Theth, një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra. Temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershme e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve. Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy