Vokshi -Shahinit: Testi i matematikës është zbuluar dhe ti duhet të mbash përgjegjësi

Vokshi -Shahinit: Testi i matematikës është zbuluar dhe ti duhet të mbash përgjegjësi

Demokratja Albana Vokshi postoi një disa fotografi të testit të matematikës për maturantët. Ajo bëri me faj për daljen e tezave ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Ish-deputetja kërkoi nga Shahini që të mbajë përgjegjësi, ndërsa tha me ironi se situatën do të kontrollonte më mirë Turi, personazhi i testit të Gjuhë-Letërsisë.

“Edhe testin e  matematikës opozita e nxori? U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.  Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi. 

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!  Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.

Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Vokshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy