Në fshatin Bedyqas në Këlcyrë banorët thonë se uji në çezma u vjen i ndotur duke i rrezikuar jetën. Por drejtuesit e Ujësjellësit thonë të kundërtën.
Sipas tyre uji është i pastër dhe i certifikuar. Aktualisht në fshatin Bedyqas jetojnë rreth 200 banorë, të cilët herë pas herë kanë ngritur si problematikë ujin e pijshëm.



