Gjobiten 112 zyrtarë të lartë për mosdeklarim të pasurisë

Gjobiten 112 zyrtarë të lartë për mosdeklarim të pasurisë

112 zyrtarë të lartë janë gjobitur pasi nuk kanë deklaruar pasurinë gjatë vitit 2018. Kjo u bë e ditur sot në Komisionin e Ligjeve, gjatë së cilës kryeinspektori Shkëlqim Ganaj u shpreh se personat e gjobitur janë të të gjitha niveleve drejtuese. Edhe pse nuk janë bërë të ditura konkretisht konkretishte për cilët persona të gjobitur bëhet fjalë, mësohet se nga këto raste, 50 sosh, janë dërguar për në Prokurori.

“Në të njëjtën kohë inspektoriati i lartë ka vijuar me zbatimin me korrektësi të tre ligjeve bazë duke referuar pranë organit të prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, strukturave të policisë së shtetit, drejtorisë së përgjithshme të parandalimit të pastrimit të parave për 53 raste, duke aplikuar edhe 112 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë", thotë kryeinspektori Ganaj. 

Kryeinspektori i ILDKPKI ngriti si shqetësim edhe mosfunksionimin e ligjit të sinjalizuesve. Sipas tij, nga 247 raportime, nga sektori privat nuk ka pasur asnjë rast konkret. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy