Mbrëmja e së mërkurës është shoqëruar me reshje shiu në Durrës.
Reshjet janë intensifikuar mëngjesin e sotëm, por nuk janë krijuar problematika në qytet.
Ndërkohë, si pasojë e motit të paqëndrueshëm është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës - Bari dhe anasjelltas.
Kapiteneria e portit të Durrësit konfirmon se mbrëmjen e sotme nuk do të ketë lundrime nga të dyja drejtimet, si nga porti i Barit, ashtu dhe nga i Durrësit.
Edhe aktiviteti i flotës së peshkimit është pezulluar, si pasojë e kushteve atmosferike.
Anijet e tonazhit të vogël dhe varkat e peshkimit kanë qëndruar në mol, deri në pritje të përmirësimit të motit.



