Veliaj: Banorët e Kombinatit do të binden (VIDEO)

Veliaj: Banorët e Kombinatit do të binden (VIDEO)

Refuzimin e banorëve të Kombinatit për të pranuar planin e rindërtimit të Bashkisë, kryebashkiaku Veliaj thotë se do ta zgjidhë me dëgjesat që inxhinerët dhe specialistët e tij do të kryejnë në këtë zonë.  Nga Farka e Vogël, ku inspektoi hapjen e themeleve për tre shtëpi të reja, Veliaj tha se rindërtimi i zonës së Kombinatit do të nisë në vjeshtë.

Në gjithë Tiranën do të bëjmë 870 shtëpi, pastaj në vjeshtë nisim me pallatet, të cilat marrin pak më shumë kohë, sepse edhe sistemimi, analiza dhe studimi duan më shumë kohë. Ne do të vazhdojmë dëgjesat me inxhinierët çdo javë, që qytetarët të binden para se ta marrin atë vendim. Pastaj, fillojmë me themelet e pallateve të reja në Kombinat dhe te ‘5 Maji’

Plani i lagjeve të reja dhe afati i përfundimit të punimeve sipas Veliajt janë në përmbushje të urdhrave të kryeministrit.

Mezi pres që jo vetëm të mbarojmë shtëpitë, por të mbarojmë edhe kompensimet, sepse ka edhe nga ata që ndoshta nuk u është prishur shtëpia, por kanë pasur dëmtime, një krisje në mur, një suva e rënë, një çati që duhet rregulluar. Për të gjitha këto arsye, është shumë e rëndësishme që edhe me pagesat të ecim shumë shpejt. Porosia e Kryeministrit është që para se të mbushet viti nga tërmeti i nëntorit, të kemi mbaruar të gjitha shtëpitë individuale.

Banorët që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre sorollaten prej javësh në zyrat e njësive bashkikane për të bërë aplikimet e dëmshpërblimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy