Samiti i Procesit të Berlinit i mbajtur në Tiranë e shndërroi Shqipërinë në Europën e Ballkanit, duke rritur e forcuar rolin e Tiranës zyrtare në rajon.
Një deklaratë e tillë u bë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla nga Lushnja, pasi mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 79-vjetorit të Çlirimit të qytetit.
E vërteta është që këtë javë fakti i mbajtjes në Tiranë të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, e shndërroi Shqipërinë, e shndërroi Tiranën në Europën e Ballkanit.
Roli i Shqipërisë pikërisht është ky, për të europianizuar Ballkanin jo për të ballkanizuar Europën.
Unë jam shumë krenar dhe besoj si çdo qytetar tjetër i Shqipërisë për këtë rol e mesazh të rëndësishëm që jep Shqipëria në orientimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.
Balla u shpreh se nderimi i dëshmorëve është një mesazh që synon të përjetësojë sakrificat e bëra për çlirimin e atdheut dhe për këdo që i shërben me devotshmëri shtetit dhe qytetarëve në detyrën e ngarkuar.
Ministri nënvizoi se ka një ngjashmëri mes kontributeve të Shqipërisë në LANÇ dhe atyre në NATO sot, me të njëjtët aleatë dhe me të njëjtin orientim euroatlantik, duke vënë në dukje edhe suksesin e organizimit të samitit të liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë.



