13 roje të Mbretëreshës Elizabeth janë dënuar pasi thyen rregullat e sigurisë për të marrë pjesë në një festë.
Mbretëresha dhe Princi Philip në atë kohë po qëndronin në Kështjellën Windsor, për shkak të koronavirusit, por siç duket siguria mbretërore u vu në provë.
13 rojet në vend që të ruanin rezidencën mbretërore, menduan se është më mirë të merrnin pjesë në një festë.
Mësohet se katër prej rojeve rezultuan se kishin konsumuar kokainë dhe u pushuan nga shërbimi, ndërsa të tjerët u arrestuan, duke u dënuar me 14 deri në 28 ditë burg.
Një burim, i cili nuk pranoi të identifikohej u tha mediave britanike se rojet fillimisht kishin menduar të shkonin për të konsumuar ca birra, të shihnin futboll, por pa menduar për asnjë moment se mund të dilnin nga kontrolli.
Ngjarja ka ndodhur në muajin qershor, por historia e asaj nate është menduar të publikohet vetëm tani.



