1 tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

1 tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

1 Tetori shënohet si Dita Botërore e të Moshuarve.

Të moshuarit janë personat e dashur që kanë nevojë për kohën dhe kujdesin e të tjerëve.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, si vazhdimësi e planeve dhe nismave, siç ishte Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin, i cili u miratua në vitin 1982 në Vjenë.

Personat e moshuar janë ata që na duan dhe kujdesen më së shumti për ne. Mirëpo, e tëra që ata kërkojnë në këmbim është pikërisht dashuria dhe kujdesi reciprok. Në kujtesën e shumicës nga fëmijëria një vend të veçantë zënë gjyshërit, të cilët përherë kanë qenë ata të cilët na kanë përkrahur edhe kur nuk kemi pasur të drejtë, na kanë ëmbëlsuar më fjalët e tyre dhe e kanë bërë më të bukur atë pjesë të jetës duke jetuar me ta. Andaj, ndihma dhe mbështetja ndaj tyre duhet të jetë e përditshme

Sipas National Today, pothuajse 900 milion në botë janë nën moshën 60 vjeçare. Deri në vitin 2050, 2 miliard njerëz – ose 22% e popullsisë së planetit – do të jenë në atë moshë dhe kjo do të jetë periudha kur në botë do të ketë më shumë të moshuar se sa fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy