Moti i keq, porti i Durrësit pezullon lundrimet

Moti i keq, porti i Durrësit pezullon lundrimet

Autoriteti Portual Durrës, njofton pezullimin e  përkohshëm të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit, sot dhe nesër, 30 dhe 31 mars, si pasojë e motit të keq që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut.

Pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme Detare mbi përkeqësimin e motit,  Autoriteti Portual Durrës njofton se janë në komunikim të vazhdueshëm me Kompanitë e  trageteve, për njoftimin në kohë të udhëtarëve që kanë rezervuar udhëtimin e tyre.

Kapiteneria e Portit të Durrësit sqaron se si rezultat i erërave të forta me drejtim Jug-Jugperëndim dhe Jug-Juglindje në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë i paqëndrueshëm. 

Shpejtësia e erës do të shkojë  deri në 20m/s , lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 dhe forca e detit shkon 5-6  deri 7-8 ballë, duke u bërë pengesë për lundrimin e trageteve .

Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022,  pas orës 22:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy