Britani/ Koronavirusi “godet më shumë” njerëzit me ngjyrë

Britani/ Koronavirusi “godet më shumë” njerëzit me ngjyrë

Njerëzit me ngjyrë kanë dyfish mundësi që të vdesin nga virusi Covid-19, në dallim me personat e tjerë.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Statistikave Kombëtare, ku sipas një analize të kombinuar të të dhënave për viktimat si pasojë e sëmundjes Covid-19, krahasuar me shifrat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011.

Në studim është veçuar mosha, vendi ku kanë jetuar njerëzit dhe problemet me shëndetin.

Pasi janë analizuar këta faktorë, njerëzit me ngjyrë kanë pasur 90% më shumë mundësi që të vdesin nga koronavirusi.

Pjesëtarët e komuniteteve nga India, Bangladeshi dhe Pakistani po ashtu kanë qenë më shumë në rrezik nga ky virus, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

Britania e Madhe është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi.

Vendi ka regjistruar deri më tani mbi 200 mijë persona të infektuar dhe 30 mijë viktima si pasojë e koronavirusit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy