Banorët e Gjoricës: Bujqësia është zero, s’ka ujë. Vijnë vetëm oligarkë për të marrë tendera!

Banorët e Gjoricës: Bujqësia është zero, s’ka ujë. Vijnë vetëm oligarkë për të marrë tendera!

Rënia e bujqësisë, prodhimit, dhe problemet me ujin e pijshëm janë disa nga shqetësimet kryesore të banorëve të fshatit Gjoricë në Dibër. Duke folur për emisionin “Fol” të gazetarit Erjon Skëndaj ata thanë se nuk po marrin as shpenzimet e tyre në bujqësi. Po ashtu bënë me dije se uji i pijshëm është i kontaminuar dhe shumë banorë kanë përfunduar në spital. Ndër të tjera banorët thonë se qeveria nuk u jep tapitë e tokave sepse ka strategji t’ua marri tokat.

Fehmi Leka, 67 vjeç, tha:

Fshati është më i mirë, por s’ka njerëz. Nuk punon Rama për fshatarësinë, nuk bëhet fasulja, nuk bëhet misri, s’ka ujë të pijshëm. Kanë shkuar të gjithë fëmijët në spital. Lefter Alla dhe Rasim Dacit janë autorët e ujit të pijshëm. I kemi shitur të gjithë lopët. Rama na i ka çuar çunat e rinj jashtë shtetit. Asnjëherë prodhimi që prodhimi që prodhojmë ne nuk shitet aq sa duhet. Ky po na masakron. I bej thirrje popullit të mos votojë më”.

Ndërkaq një 72-vjeçar shprehet:

Bujqësia është zero. Nuk marrim shpenzimet tona. Drinin e kemi afër por duhet investim i madh që të vijë uji te unë. U helmuan njerëzit nga uji, 50 e ca kanë shkuar vetëm prej katundit tonë në spital me ujësjellësin e ri. Rritja e pensionit është tallje”.

Një tjetër banor thotë: “Këtu vijnë vetëm oligarkë, marrin tendera dhe ikin. Erdhën për të marrë ujin e Zallit për ta bërë HEC. Dolëm në protesta ikën. Qeveria s’e ka mendjen për popullin, të rinjtë kanë ikur. Ky e ka qejf Shqipërinë pa shqiptarë. Kemi tokat e babës pa tapi. S’na japin tapi sepse kanë vetëm një strategji duan të na marrin tokat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy