
Facebook ka bërë të ditur përmes një postimi zyrtar në blog-un e saj se ndërprerja prej gjashtë orësh në platformat e saj duke përfshirë Instagram, Messenger, Ëhatsapp dhe OculusVR u shkaktuan nga ndryshimet e konfigurimit në ruterët e tij.
Kompania tha se këto ndryshime prishën trafikun e rrjetit midis qendrave të të dhënave të kompanisë.
Sidoqoftë, deklarata shton se nuk ka ende dëshmi se të dhënat e përdoruesve ishin komprometuar si rezultat i kësaj periudhe joproduktive.
Më tej, nënvizohet se ndryshimet e konfigurimit të ruterit ndikuan gjithashtu në shumë prej mjeteve dhe sistemet e brendshme të punonjësve të përdorur në operacionet e përditshme.
Kjo, sipas komunikatës zyrtare, i ndërlikoi përpjekjet e tyre për të diagnostikuar dhe zgjidhur më herët problemin.
Kur Facebook u kthye në linjë, disa përdorues raportuan se po shikonin “kodin e gabimit”, të cilin kompania e përdor për t’i paralajmëruar ata për lidhjen e gabuar.
Përdoruesit e Instagram-it dhe Ëhatsapp-it raportuan gjithashtu se disa burime dështuan të ngarkohen. Këto probleme pritet të zbuten gjatë orëve të ardhshme.
Edhe pse ndërprerja aktuale zgjati vetëm gjashtë orë – relativisht e shkurtër në krahasim me atë të vitit 2019 që zgjati një ditë – koha e ndërprerjes preku një numër të madh të bizneseve që mbështeten në Facebook dhe shërbimet e tij.
Pas ndërprerjes së të hënës, aksionet e Facebook ranë gati 5 për qind dhe në krahasim me vlerat e mesit të shtatorit – me rreth 15 për qind.
Këto numra ndikuan gjithashtu në vlerën neto të Zuckerberg, e cila sipas Bloomberg, e përfundoi ditën në 121.6 miliardë dollarë, duke humbur 6 miliardë dollarë, pas bllokimit.



