
28 Prilli shënohet kryesisht si Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Në vitin 2003, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vendosi të përkushtojë dhe festojë Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
28 prilli synon të inkurajojë, mbështesë dhe forcojë nevojën për të krijuar vazhdimisht një kulturë të sigurt dhe të shëndetshme, për të reduktuar dëmtimet, aksidentet, sëmundjet dhe vdekjet në punë për çdo punëtor dhe punonjës.
Rreth 6.500 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të aksidenteve që ndodhin në punë, si dhe nga sëmundjet e lidhura me punën ose 2.3 milionë vdekje në një vit.



