
Një histori tragjike ka ndodhur në Indi, ku një burrë i preu barkun bashkëshortes së tij, e cila ishte shtatzënë me qëllimin për të zbuluar gjininë e fëmijës.
Çifti kishte pesë vajza, por ai dëshironte një djalë.
BBC shkruan se burri u konfliktua me bashkëshorten dhe në zemërim e sipër, dyshohet se sulmoi gruan me një kosë, duke ia prerë barkun për të kuptuar gjininë e fëmijës.
Kosa preku gjithashtu edhe beben, e cila nuk ishte në gjendje të mbijetonte.
Burri u arrestua nga policia, por mohoi se kishte plagosur qëllimisht gruan e tij, duke deklaruar se ishte thjesht një aksident.
Burime nga policia thanë se për fëmijën nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar, ndërsa nëna është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Delhit.
Mësohet se policia po vazhdon me hetimin e ngjarjes.



