Zhytësi Mimi Ziu, thotë se brigjet shqiptare kanë peshq helmues dhe duhet kujdes i nevojshëm.
Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, ai u shpreh se janë dy lloje peshqish që shkaktojnë helmim për shkak të gjembave në kurriz, duke shkaktuar dhimbje të forta dhe për rrjedhojë trajtimi është i domosdoshëm.
Në detet tona kemi pasur dy lloje peshqish helmues skarpiu dhe ranxha, ky i dyti më i rrezikshëm dhe njerëzit kanë përfunduar në spital. Janë peshq që gjenden në brigjet tona, skarpiu është peshk që gjendet kryesisht në gurë, ndërsa raxha në zona ranore dhe pushuesit mund ta shkelin në det dhe mund të hasin pickime në pjesën e këmbës.
Ka gjemba në kurriz dhe në momentin që shkelen pa dashje nga pushuesit shkakton helmim të menjëhershëm dhe dhimbje të forta dhe duhet marrë patjetër trajtimi i nevojshëm. Ndodh që nga pakujdesia e momentit pasi i ke peshkuar se janë shumë të shijshëm, duke i pastruar pasi i ke kapur helmi vazhdon të jetë aktiv dhe nëse shpohesh shkaktohen dhimbje.
Helmi i këtyre peshqve ka një veti që me ujë të ngrohtë ka veti që shkatërrohet. Nxehtësia bën të mundur që helmi ta humbë efektin e tij. Por njerëzit bëjnë gjithmonë të kundërtën, në momentin që pickohen përjetojnë nxehtësi, fusin dorë në ujë të ftohtë dhe në akull.
Por kjo nuk bën gjë tjetër veçse shton dhimbjen. Peshkatarët e dinë se cilët janë peshqit helmues. Por peshqit nuk janë totalisht helmues, janë disa gjemba që kanë mbi kurriz dhe velëzat anësore që kanë qendrat e helmit dhe shpërndajnë helmin në momentin që pickohet njeriu. Pastrimi është shumë i thjeshtë, mjafton t’i presësh gjembat.
Nëse ndodh pickimi, dëmi që shkakton te njeriu, varet nga lloji i njerëzve, se nëse njerëzit janë alergjik dëmi është shumë më i madh dhe reaksioni shumë më i fuqishëm dhe duhet t’i drejtohen qendrës më të afërt shëndetësore, zakonisht trajtohen me ultrakorten.
Peshqit helmues janë skarpiu që është i ziu ose i kuq, ka formën e gurit. Është ranxha, që është gri i hollë i vogël dhe ka tre gjemba të zinj në kurriz.
Edhe peshku luan që ka hyrë së fundmi në detin tonë mjafton ti presësh gjembat anësorë dhe në kurriz dhe nuk ka rrezik. Mirë është që të pastrohen me doreza.



