26 Qershori, Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

26 Qershori, Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

26 qershor shënohet si Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave.

Kjo është një ditë e dedikuar ndërgjegjësimit në lidhje me rrezikun e drogave dhe abuzimit të tyre.

 

Drupal Ad

 

 

 

Përdorimi i drogës është bërë një problem serioz në mbarë botën, veçanërisht në mesin e të rinjve, ku numri i tyre shtohet vit pas viti.

Prandaj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 7 dhjetor, të vitit 1987, miratoi Rezolutën 42/112, duke vendosur një ditë ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikimit të paligjshëm.

“Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Drogë dhe Trafikimit të Paligjshëm”, e cila shënohet sot (26 qershor), në të gjithë botën, ka për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit për ndikimin dhe pasojat negative që ka droga në shoqëri.

Kjo ditë, ndryshe njihet edhe si “Dita Botërore e Drogës”.

Sipas të dhënave të UNODC, rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat.

Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.
Në Shqipëri nuk ka të dhëna të matshme në lidhje me numrin e përgjithshëm të përdoruesve

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy