Ndalet në Tiranë, kompania HPE tur në rajon me fokus inteligjencën artificiale (VIDEO)

Ndalet në Tiranë, kompania HPE tur në rajon me fokus inteligjencën artificiale (VIDEO)

Kompanie HPE po zhvillon një tur në rajon me fokus inteligjencën artificiale me synim zhvillimin e teknologjisë në Ballkan.

Pasi javën e kaluar u mbajt në Shkup, ditën e sotme turi është ndalur në Tiranë.

Gazetarja Oliverda Allmuça raportoi për MCN Live se menaxhuesi kryesor i HPE duke folur në aktivitet ka thënë se është e rëndësishme që dhe ekspertë të fushave të ndryshme të fillojnë dhe njohin Shqipërinë dhe të jenë të pranishëm që në krye të herës, për të përmirësuar cilësinë dhe mënyrën se si njerëzit i afrohen teknologjisë.

Një pjesë e mirë e sektorëve që përfitojnë nga zhvillimet teknologjike përfiton jo vetëm industria e rëndë, por edhe industria e re, AI që po sjell një sërë përmirësimesh.

Edhe pse jemi në fazat e para të aplikimit të inteligjencës artificiale, është një përqafim që po ndodh me hapa të sigurt.

Ka shumë kompani në vend po përpiqen ta implementojnë dhe një prej tyre është MCN e cila po e aplikon si në aspektin televiziv, edhe në aspektin e teknologjisë sa i përket paketave fiskale.

Synimi kryesor është e ardhmja, HPE synon që Shqipëria të jetë një treg i qëndrueshëm për të ardhmen për mënyrën se si do të aplikohet kjo teknologji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy