Hapet spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në Spitalin Universitar të Traumës. Bëhet fjalë për një investim të qeverisë shqiptare, me 60 shtretër, me kapacitete tashmë të shtuara. Gjatë ceremonisë për hapjen e spitalit u fol për zgjerimin e personelit me mjekë specialistë, pajisjen me aparatura të teknologjisë së lartë dhe vazhdimin e investimeve në Spitalin e Traumës. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës është një investim i qeverisë shqiptare dhe do të ketë kapacitete të shtuara. Spitali i ri me 60 shtretër, është i dedikuar për shërbimet e kardiologjisë, pneumologjisë, neurologjisë, endokrinologjisë, hematologjisë, nefrologjisë, reumatologjisë dhe psikiatrisë dhe është rindërtuar me standardet më të larta. Për herë të parë do të përfshihet edhe një strukturë ambulatore me kapacitete të shtuara, duke lehtësuar edhe korpusin qendror nga fluksi ditor dhe duke përmirësuar edhe kohën e pritjes dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët. Së fundmi, në këtë spital është investuar për rinovimin dhe dyfishimin e kapaciteteve të skanerave në Urgjencën e Traumës, ku aktualisht ky shërbim është në standardet optimale të shërbimit të imazherisë me dy skanera të rinj që garantojnë mbulimin e plotë të shërbimit në kohë dhe me cilësi. Spitali Universitar i Traumës pret rreth 70.000 urgjenca në vit, nga të cilat 20.000 urgjenca kirurgjikale dhe 50.000 urgjenca të traumave.



