Policia sulmon me gaz lotsjellës refugjatët në ishullin Lesbos

Policia sulmon me gaz lotsjellës refugjatët në ishullin Lesbos

Në ishullin Lesbos të shtunën për të dytën ditë radhazi policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e emigrantëve.

Një zjarr i madh shkrumboi kampin famëkeq të Morias ku jetonin gati 13 mijë vetë, duke lënë burra, gra e fëmijë në qiell të hapur.

Emigrantët, mes të cilëve edhe të mitur, mbanin në duar pankarta ku shkruhej, “Moria vret”, apo “A na dëgjon zonja Merkel” në një referencë ndaj kancelares gjermane e cila ka premtuar t’i ndihmojë.

Ndërsa shumë thërrisnin “liri” një vajzë e vogël u dëgjua të thotë “të lutem na ndihmo Gjermani”.

Protestat u zhvilluan nën prani të shtuar policore. Përforcime janë dërguar në ishull për të ruajtur rendin, që prej djegies së kampit të mërkurën.

Autoritetet po përgatisin qindra tenda për të strehuar emigrantët të cilët për të katërtën natë radhazi u zgjuan në rrugë.

Bashkimi Europian dhe zyrtarë të qeverisë thanë të premten se një qendër e re strehim do të zëvendësonte Morian.

Një lëvizje e tillë kundërshtohet nga banorët e zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy