
Prej ditës së sotme në të gjitha rrugët e Shqipërisë do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha monopatinave elektrike.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e MCN Live tha se nga vëzhgimi që ai ka bërë në bulevardin Dëshmorët e Kombit ka një ulje të qarkullimit të monopateve, megjithëse nuk përjashtohet rastet sporadike.
Sipas udhëzimeve, kush kapet duke lëvizur me monpatinat elektrike i sekuestrohet mjeti.



