
Shqipëria është mes shteteve të zgjedhura për zbatimin e strategjisë së BE-së për “Ndryshimet Klimatike Energjetike”. Projekti që ka nisur tashmë në vendin tonë ka të bëjë me një teknologji inovative, ku sugjerohet përdorimi i mbetjeve bujqësore për prodhimin e materialeve të qëndrueshme termo izoluese, të cilat kanë efikasitet në ruajtjen e energjisë elektrike në ndërtesa.
Çfarë do të thotë kjo?
Projekti i quajtur “AWeS0Me – Agricultural Waste as Sustainable 0 km building Material”, synon të rrisë ndërgjegjësimi për ekzistencën e materialeve të ndërtimit plotësisht të qëndrueshme të prodhuara nga mbetjet bujqësore, që kanë ndikim të ulët mjedisor dhe performancë të shkëlqyeshme termoizoluese. Përfitimi tjetër është ajo që i bëhet mjedisit, duke eliminuar proceset e zakonshme të asgjësimit të mbetjeve, të bazuara në shumicën e rasteve në djegien e tyre në terren (me emetimet e karbonit në ajër).
Dhe si do të arrihet?
Ky projekt parashikon promovimin nëpërmjet seminareve praktika vetë-ndërtimore me përbërësit dhe laboratorët pilot të hapura për publikun, në të cilat do të përdoren dhe testohen zgjidhje teknike të bazuara në përdorimin e materialeve bio-kompatibile, në mënyrë që të demonstrojë performancën e tyre për të arritur standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të energjisë.
Kjo do të mundësojë në vitet e ardhshme krijimin e një rrjeti të palëve të interesuara publike dhe private, për përdorimin e mbetjeve bujqësore në sektorin e ndërtimit. Kjo do të mundësonte që emetimet e gazit në serrë të reduktohen në nivelin 20% në krahasim me vitin 1990, ndërsa eficenca energjetike duhet të rritet me 20%.
*Ky projekt është marrë përsipër nga A.I.I.A (Asosacione dei imprenditori Italiani in Albania) në bashkëpunim me Universitetin Politeknik në Bari (Itali), Molise Toëard 2000 dhe Innovation and Entrepreneurship Center Tehnopolis (Mali i Zi).



