Një muaj pas shpërthimit në Bejrut, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Një muaj pas shpërthimit në Bejrut, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Ekipet e kërkim-shpëtimit të shtunën në mëngjes kanë nisur kërkimet nën rrënojat e një pallati në Bejrut, pasi sensorët perceptuan shenja të mundshme jete.

Ekipi i shpëtimit nga Kili, të premten, përmbylli ditën e dytë pa asnjë rezultat.

Operacioni i kërkimit në lagjen historike Mar Mikhail, një rrugë që dikur ishte e mbushur me lokale dhe ristorante, ka shtangur vendin në 24 orët e fundit.

Mundësia, sado e vogël, që mund të gjendet ndonjë i mbijetuar pas një muaji i ka dhënë shpresë qytetarëve që ndjekin pamjet e drejtëpërdrejta nga ekrani.

Operacioni nisi të enjten pas shenjës për jetë së dhënë prej një prej qenve të ekipit kilian TOPOS.

Të premten, Bejruti shënoi një muaj që nga shpërthimi ku humbën jetën rreth 200 persona dhe që la mijëra të plagosur.

Ushtria vendosi nga një trëndafil të bardhë për 191 viktimat ndërsa të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në orën 6:08, momentin kur ndodhi shpërthimi më shkatërrimtar në historinë e Libanit.

Disa qytetarë mbanin në duar litarë me formën e lakut – në shenjë zemërimi kundrejt zyrtarëve të vendit.

Shpërthimi u shkaktua nga 3 mijë tonë nitrat amoni që qëndronte në portin e Bejrutit prej vitesh.

Përtej viktimave dhe të plagosurve, mijëra shtëpi janë shkatërruar nga shpërthimi u ndje deri në Qipro.

Është akoma e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin që ndezi nitratin e amonit. Populli mban si përgjegjës korrupsionin dhe neglizhencën e politikanëve, shumë prej të cilëve ishin në dijeni të lëndës së depozituar në portin e Bejrutit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy