Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbytet një lagje në Murqinë të Fushë Krujës (VIDEO)

Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbytet një lagje në Murqinë të Fushë Krujës (VIDEO)

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë orëve të natës, lumi Ishëm në fshatin Murqinë të Fushë Krujë ka dalë nga shtrati.

 

Për shkak të prurjeve të larta, dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhen aktualisht nën ujë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës. 

 

Situata paraqitet problematike edhe për banorët, pasi një lagje është izoluar si pasojë e përmbytjeve.

 

Rruga që lidh këtë zonë me pjesën tjetër është e kalueshme vetëm me mjete të larta, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy