Në emisionin “Xhadat” ka denoncuar Shqiponja Ruçaj, një e moshuar e cila jeton në rrugën, Mehmet Broci te Mine Peza. Ajo ankohet se një zotëri i cili pretendon se ka pronën e saj ku ajo banon, (të cilin e ka hedhur edhe në gjyq), i ka bllokuar asaj hyrjen e banesës me dy makina, dhe njëra prej tyre qëndron m’u pranë shkallëve ku ajo ka vendosur një stol kauçuku, që të kalojë edhe pse me vështirësi. Ajo shprehet se ky zotëri ka fuqi në institucionet policore dhe në shtet, pasi punon ne komisariatin 3 dhe i thotë asaj se ligji jam unë. Ajo thote se janë në gjyq dhe ende nuk ka asnjë vendim, ndaj ai nuk duhet të veproj në këtë mënyrë.
Avokati mbrojtës i zonjës Ruçaj, Eduart Mullaraj, tregon kronologjinë e fakteve të dokumentave ku sipas tij, zonja ka çertifikatën e pronësisë që në 84’-ën dhe zotëria pretentues ka marrë hyrje si shpronësim i asaj prone. Ai shprehet se janë ende në proces gjyqësor me palën tjetër, ndërkohë ka bërë kallëzim disa herë në polici dhe ngjarjet janë referuar edhe në prokurori, por deri më tani askush nuk vepron të paktën për heqjen e dy automjeteve të cilat qëndrojnë pikërisht në hyrje të shtëpisë së zonjës dhe e pengojnë të hyj e dal në shtëpinë e saj. Avokati në prezencën tonë dhe të kamerave i bën telefonatë numrit 129-tës, (Policinë e shtetit), dhe i tregon faktin e dy makinave të cilat kanë bllokuar banesën e zonjës dhe i jep targën e dy makinave.
Pas telefonatës policia vjen dhe dy punojësit e policisë së shtetit referuan që rastin ta kallëzonim në polici, në Rajonin nr 3. Avokati shkon brenda tek inspektori i krimeve ku depozitojë dokumentat dhe provat e tij dhe rasti u referuar prapë në prokurori, gjithashtu edhe në Policinë Bashkiake e cila të marrte masat për heqjen me karrotrec të dy makinave të parkuara aty. Ekipi i emisionit “Xhadat” iu drejtua policisë bashkiake dhe i treguam shkurtimisht rastin, por edhe referimin e fundit nga Rajoni nr 3. Pas pak marrin përgjigjen që policia bashkiake do vinte në terren për verefikim po sot.
Policia Bashkiake qëndron më shumë se 3 orë prezente në vendin e denoncimit dhe çudia ishte që një palë policë iknin dhe një palë vinin. Pas 3 orësh një palë tjetër policie e cila sapo kishte marrë turnin erdhi aty dhe i bënë telefonatë pronarit të dy makinave dhe pas kësaj thanë që zotëria po nuk solli dokumentat e pronës, (nëse i ka), ne do veprojmë për t’i lëvizur këto mjete, por tani pa parë letrat e tij nuk veprojmë dot. “Xhadat” shkuan sërish pas disa kohësh pranë banesës së të moshuarës. Shqiponja Ruçaj, e cila jeton e vetme në shtëpi. Ato panë që edhe pse pas shumë përpjekjeve dhe transmetimeve në emisionin, aty kishin ndryshuar shumë ngjarje të cilat thellojnë më shumë problemin.
Panë që makinat ishin ende aty të cilat janë vënë qëllimisht nga pretenduesi i pronës, Kelment Lula. Zonjës i kishin prishur shkallët dhe koridorin që kishte më parë. Ai tregon situatën duke u shprehur se ky koridor me shkallë u prish jo më larg se 10 ditë më parë. Ajo thotë se këtu ka 40 vite që jeton dhe pronari i këtij pallati është i shpronësuar prej 42 vitesh gjithashtu.
Zonja na shprehet se te policia shtetit ka shkuar me dhjetëra herë, por deklaron se pretenduesi ka të drejtë sepse e ka pronën e tij. Ajo tashmë ngaqë nuk ka dalje tjetër nga banesa, ka vendosur aty një palë shkallë hekuri që hipën dhe zbret nga banesa, gjithashtu dhe me pengesat e daljes nga makinat e lëna aty qëllimisht. Shkojnë të verefikojmë me zonjën nga hyrja kryesore e pallatit nëse ajo vërtetë ka një hyrje dhe dalje tjetër nga banesa ku jeton.
Ajo tregoi hyrjen e parë të cilën e kishte vajza e saj, e cila jetonte jashtë. “Xhadat” verefikuan brenda banesës dhe panë që brenda nuk kishte një derë alternative nga hyrja vajzës për tek zonja. Sipas saj, ndaj edhe koridorin dhe shkallët që IMT i ka prishur është marrë me leje legalizimi, për të pasur hyrje-dalje nga banesa.
Me dokumentin e legalizimit në dorë, gazetari Ersid Karaj, shkon tek IMT për ta pyetur këtë institucion që përse kanë marrë një vendim të tillë në banesën e saj. Aty del një punonjëse e IMT, e cila doli në derën kryesore për të mos lejuar hyrjen e medias dhe thotë se a e keni bërë kërkesën sepse përgjigja do ju vijë me shkresë. Ato i theni që duam njërin nga drejtuesit ose inspektorin që ka marrë përsipër këtë vendim për prishjen e shtesës anësore që zonja e ka të legalizuar.
Ajo thotë se nuk ka njeri në zyrë dhe inspektorët janë nxë terren. “Xhadat” i kërkojnë drejtuesin e institucionit. Zonja iu drejtua rojes duke i thënë që gazetarin çoje tek Miri, se nuk është për ne. Pyetën rojen se cili është ky, ai thotë Mir Madani është drejtor, por nuk është për momentin se doli nga zyra. Ato lamë kërkesën për informacion dhe presim përgjigjen nga ana e tyre.



