Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit Nevruz Kaptelli tha se nisja e vitit shkollor po shoqërohet me një sërë problematikash, që nga vështirësitë e prindërve për të regjistruar fëmijët online, e deri tek mësimi me dy turne e mbyllja e klasave. Problematike sipas tij është edhe mungesa e kontratave kolektive për mësuesit.



