Pasaportat biometrike dhe kartat ID/ Nga kjo javë, qytetarët mund të rezervojnë aplikimin në e-Albania

Pasaportat biometrike dhe kartat ID/ Nga kjo javë, qytetarët mund të rezervojnë aplikimin në e-Albania

Që nga kjo javë, qytetarët për t’u pajisur me pasaportë të re biometrike apo ID, mjafton të logohen në e-Albania dhe aty plotësojnë formularin dhe rezervojnë orën dhe datën e aplikimit.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Vodo së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe nëndrejtorin për Rendin në DVP Tiranë, Dhimitraq Ziu ishin në Zyrën e Shërbimeve në Komisariatin Nr. 3 ku inspektuan masat e marra për ofrimin online në vijim, të procesit të aplikimeve për pasaporta biometrike dhe karta ID.

Që nga kjo javë, qytetarët për t’u pajisur me pasaportë të re biometrike apo ID Karta, mjafton të logohen në e-Albania dhe aty plotësojnë formularin dhe rezervojnë orën dhe datën e aplikimit”, theksoi Vodo.

“Lehtësi të shtuara për pajisjen me dokumente biometrike, duke u paraqitur vetëm një herë në zyrën e aplikimit”, tha zv.ministrja Vodo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy