Hong Kongu është përfshirë sërish nga protestat e dhunshme antiqeveritare.
Në një video të shpërndarë gjerësisht në internet, shikohet një 12-vjeçare e cila përplaset me dhunë në tokë nga forcat policore, pasi ngjalli dyshime se ishte me protestuesit.
Pavarësisht, përpjekjeve të tyre, kalimtarë dhe gazetarë të indinjuar nuk arritën ta ndihmonin 12-vjeçaren.
Familja e vajzës shprehet se vajza shoqërohej nga i vëllai dhe kishte dalë për të blerë disa materiale shkollore.
Të dy të rinjtë kanë përfunduar në spital dhe po trajtohen për shkak të disa dëmtimeve të lehta që kanë marrë.
Aktivistët pro demokracisë për disa muaj me radhë kanë mbushur sheshet në shenjë proteste kundër ligjit të sigurisë i cili ndalon manifestimet.



