Eksodi i mjekëve, Ilir Alimehmeti: Qeveria të plotësojë 3 kushtet (VIDEO)

Eksodi i mjekëve, Ilir Alimehmeti: Qeveria të plotësojë 3 kushtet (VIDEO)

Doktor Ilir Alimehmeti thotë se shëndeti është i pari dhe fakti që shteti realizohet përmes burimeve njerëzore nuk ka asnjë diskutim. Duke folur për emisionin FactCheck në MCN Tv, lidhur me projektligjin që bllokon diplomat e studentëve të Mjekësisë me 5 vjet, ai thotë se në çdo vend kemi vakanca dhe se kemi shumë zona pa mjekë fare. Madje ai nuk nguroi të falënderonte mjekët pensionistë që vazhdojnë detyrën e tyre teksa tha se se i detyrojnë kushtet. Alimehmeti ngriti si shqetësim se diçka e tillë deri para dy muajve nuk pranohej si e vërtetë, dhe thuhen se nuk ka vakanca, por se ishte shumë e qartë se në mënyrë të vazhdueshme ne kemi qenë vendi me numrin më të vogël të mjekëve. “Gjatë pandemisë vumë re mungesën e profesionistëve shëndetësorë në numër absolutë, numri është shumë i ulët. Nga ana e qeverisë pamë një mohim të vazhdueshëm të faktit. Me 10 vjet vonesë, thotë se kemi një problem. Nuk ka asnjë shtet europian që zbaton politikën e bllokimit. Rumania kishte një problem shumë të ngjashëm me ne vjen nga një e shkuar diktatoriale, pagoi, shtoi pagat në mënyrë që mjekët e Rumanisë të ishin të kënaqur. Sot po flitet për studentë, të cilët nuk kanë hyrë në shkollë me dëshirën për të ikur, po ti mbështetësh siç duhet, ti trajtosh si njerëz, qëndrojnë vetë nuk ka nevojë të ikin. Ka dhe mbështetje avancimi në karrierë, që në Shqipëri janë ose të bllokuara ose gjysmë të bllokuara. Mjeku është i vetmi profesion që i bie i burgosur brenda shtetit. Qeveria duhet të plotësojë tre kushte: Duhet ti mbështesim ekonomikisht, profesionalisht dhe duhet t’i çojmë te dinjiteti i tyre aty ku iu takon. Arroganca e numrit të kartonëve është diçka e njohur, patjetër mund ta realizojnë. Nuk kanë asnjë të drejtë morale, por mund ta kryejnë. A zgjidhjet kjo në këtë formë? Për këtë duhet të pyesin veten. Kjo nuk është një zgjidhje problemi. Ne që të kemi mundësi të kemi personel shëndetësor të mbështesin njerëzit, duhen motivuar. Hajde i mbështesim u japim terrenin e duhur që të lulëzojnë. Nuk është terreni i duhur, jo fara e duhur. I takon ministrisë së Shëndetësisë që është punësuesi kryesor, që të thotë se është prioritet të marrë masa, mundësitë e avancimit në karrierë dhe ti jepet mundësia e punësimit dinjitoz dhe ata do rrinë vetë. Ata nuk thonë që na pëlqen Gjermania, por duam mbështetje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy