Rriten rastet e reja me Covid-19

Rriten rastet e reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri pothuajse janë dyfishuar rastet me Covid-19. Nga 1537 testime, kanë rezultuar pozitivë 550 qytetarë, ka ndërruar jetë një pacient dhe janë shëruar 210 të tjerë.

Janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Rastet sipas qyteteve:

340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy