Durrës/16 institucione arsimore bëhen bashkë në një marshim ndërgjegjësues në kuadër të Ditës së Tokës

Durrës/16 institucione arsimore bëhen bashkë në një marshim ndërgjegjësues në kuadër të Ditës së Tokës

16 institucione arsimore të Durrësit u bënë bashkë këtë të shtunë në një marshim ndërgjegjësues, në kuadër të Ditës Botërore të Tokës.

Me pankarta dhe thasë me mbeturina plastike nxënës, studentë, mësues e pedagogë u nisën paralelisht nga stacioni i trenit dhe shkolla “Olsi Lasko” për t’u takuar tek Ura e Dajlanit.

"Në Ditën e Tokës ne duhet të aktivizohemi që të mos e ndosim më ambientin me mbetje plastike, por t’jua dhurojmë shkollave e universiteteve dhe t’i kthejmë në mjete shkollore“- tha Laura Gjyli, përfaqësuese e lëvizjes “RiverCleanUp Albania”.

Ndërsa, dekani i Fakultetit të Biznesit, Shkëlqim Fortuzi u shpreh: “Ndryshimin duhet ta fillojmë nga vetja jonë, nga familja jonë për mbrotjen e tokës dhe detit nga ndotjet”.

Merita Kuçi drejtuese e shkollës 9-vjeçare "14 nëntori" risolli në vëmendje “pushtimin” e bregdetit të Durrësit nga mbetjet vetëm dy ditë më parë, si një “dëshmi e rëndësisë dhe vlerës për ruajtjen e mjedisit”.

Ky është aksioni i 22-të i organizuar nga “RiverCleanUp Albania” gjatë të cilit u mblodhën rreth 600 kg mbeturina plastike.

Marshimi u mbyll pranë bregdetit të Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy