“Paketa e maleve”/ Pilku: Nuk ka asnjë plan zhvillimi nga ana e bashkive, drejtues të paaftë (VIDEO)

“Paketa e maleve”/ Pilku: Nuk ka asnjë plan zhvillimi nga ana e bashkive, drejtues të paaftë (VIDEO)

Për takimin e Kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët për “Paketën e maleve” e cila ka për synim nxitjen e investimeve në zonat malore, por që po ecën me ritëm të ngadaltë, eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, ngriti shqetësim për drejtuesit e paaftë vendorë.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se nuk ka asnjë objektiv zhvillues nga ana e bashkive dhe se mungon vizioni.

 

Nuk ka asnjë bashki që të ketë një plan mirëfilli zhvillimi rural. Dhe studimi duhet të jetë i thellë. Paketa e maleve është e shkëlqyer por jo me këta kryetarë bashkish. 

 

Afërsisht 40% e sipërfaqes që ka Shqipëria është pyll dhe kullotë dhe nuk ka asnjë lloj zhvillimi. Ato janë një burim i jashtëzakonshëm për të krijuar ekosisteme në mënyrë që ti të gjenerosh të ardhura. 

 

Mund të pengohet migrimi dhe emigrimi i popullsisë atje dhe tokat të kthehen në burim jetese, nëpërmjet investimit. 

 

Ne kemi një peizazh natyror dhe terren të shkëlqyer në çdo vend, unë merrem me agroturizëm kemi terrene dhe vende që mund të bëjmë mrekullira, por pushtetin duhet ta drejtojnë njerëzit e aftë. 

 

Janë të përzgjedhurit e gabuar për të drejtuar komunitetet rurale, prandaj po braktisen fshatrat dhe po largohen njerëzit. Ndërkohë që duhen njerëz me vizion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy