Studimi për Covid-19: Antitrupat mbeten aktivë deri në 4 muaj pas diagnozës

Studimi për Covid-19: Antitrupat mbeten aktivë deri në 4 muaj pas diagnozës

Një studim i kryer së fundmi me popullatën në Islandë ka dalë në përfundimin se pas përballjes me Covid-19, antitrupat mbeten në organizëm deri në katër muaj pas diagnozës. Autorët kanë matur antitrupat në mostrat e serumit nga 30,576 persona në Islandë, duke përdorur gjashtë analiza (përfshirë dy analiza pan-imunoglobuline [pan-Ig]), dhe kanë përcaktuar që masa e duhur e seropozitivitetit ishte një rezultat pozitiv me të dy analizat pan-Ig. Ata testuan 2102 mostra të mbledhura nga 1237 persona deri në 4 muaj pas diagnozës nga një analizë sasiore e reaksionit zinxhir polimerazë (qPCR). Janë matur antitrupat në 4 222 persona në karantinë, të cilët kishin qenë të ekspozuar ndaj SARS-CoV-2 dhe në 23 452 persona që nuk dihet të jenë ekspozuar.

Rezultate

Nga 1797 personat që ishin shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2, 1107 nga 1215 që u testuan (91.1%) ishin seropozitivë; titrat e antitrupave antiviralë të analizuar nga dy analiza pan-Ig u rritën gjatë 2 muajve pas diagnozës nga qPCR. Nga personat në karantinë, 2.3% ishin seropozitivë; nga ata me ekspozim të panjohur, 0.3% ishin pozitivë. Autorët vlerësojnë se 0.9% e Islandës ishin të infektuar me SARS-CoV-2 dhe se infeksioni ishte fatal në 0.3%. Ata gjithashtu vlerësojmë se 56% e të gjithë infeksioneve SARS-CoV-2 në Islandë ishin diagnostikuar me qPCR, 14% kishin ndodhur në persona në karantinë, të cilët nuk ishin testuar me qPCR (ose që nuk kishin marrë një rezultat pozitiv, nëse u testua), dhe 30% kishin ndodhur në persona jashtë karantinës dhe jo të testuar me qPCR.

Konkluzione

Rezultatet e studimit tregojnë se antitrupat antiviralë kundër SARS-CoV-2 nuk u zvogëluan brenda 4 muajve pas diagnozës. Autorët vlerësuan se rreziku i vdekjes nga infeksioni ishte 0.3% dhe se 44% e personave të infektuar me SARS-CoV-2 në Islandë nuk ishin diagnostikuar nga qPCR.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy