Ministri Vitia: Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në Kosovë

Ministri Vitia: Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media së bashku me drejtorin e Departamentit të Mikrobioligjisë në IKSHPK, Xhevat Jakupi, kanë pohuar se përfundimi i pandemisë së koronavirusit është i largët, dhe se varianti Delta po përhapet me shpejtësi.

Ata kanë konfirmuar se 80 deri 90 përqind e rasteve të fundit me COVID-19, janë të variantit Delta.

“Pas një periudhe të konsiderueshme të qetë në vendin tonë dhe për fat të mirë pa raste të vdekjeve të dhënat nga IKSHPK na tregojnë se kemi rritje të rasteve krahas rritjes së numrit të testimeve. Ky numër do te reflektojë në rastet aktive me COVID 19 dhe me këtë edhe që të kemi rritje të rasteve. Ne duhet të veprojmë dhe të përdorim ato mundësi dhe instrumente qe kemi në dispozicion për të parandaluar shpërndarjen e virusit. Sot kur vendi ynë ka vaksina kundër Covid 19 sot kur qytetarët kanë mundësi të zgjedhin vaksinën... nuk ka asnjë arsye për tu mos vaksinuar” ka thënë Vitia.

Shefi i mikrobiologjisë në IKSHPK Xhevat Jakupi, ka konfirmuar poashtu se deri në 90 për qind të rasteve, tashmë i përkasin variantit Delta.

“Të dhënat e fundit nga Departamenti i Mikrobiologjisë na tregojnë që 80 deri në 90 për qind e rezultateve të fundit të rasteve me Covid-19 janë të variantit Delta. Varianti Delta përhapet shumë më shpejt dhe nënkupton që do të preken më shumë njerëz... Është e domosdoshme që të gjithë njerëzit që nuk janë vaksinuar të vaksinohen sa më parë veçanërisht nuk duhet me pas asnjë 50 vjeçar që nuk është vaksinuar qoftë me një dozë e më së miri me të dy dozat” është shprehur Jakupi.

Jakupi ka thënë se IKSHPK-ja ka mbledhur 100 mostra për variantin Delta për t’i dërguar jashtë vendit por nuk kanë arritur ende t’i dërgojnë.

Ministria Vitia më tutje ka bërë të ditur se ato vaksina që u skadon afati deri më 31 korrik tashmë janë dhënë të gjitha.

Ai më tutje ka thënë se Prishtina ka numrin të më madh të të interesuarve për t’u vaksinuar, gjersa në komunat të vogla ka një hezitim të shtuar të qytetarëve për t'u vaksinuar.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 72 raste me koronavirus, ndërsa 17 janë shëruar. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dy dozat e vaksinës, kanë marrë mbi 130 mijë qytetarë të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy