Pensionet nga Posta Shqiptare pranë banesave të të moshuarve dhe gjatë muajit maj

Pensionet nga Posta Shqiptare pranë banesave të të moshuarve dhe gjatë muajit maj

Posta Shqiptare njoftoi sot se do të vazhdojë të shpërndajë e pensioneve edhe për muajin maj, në banesat e pensionistëve.

“Do të vijojë me shpërndarjen e pensioneve në adresë të çdo pensionisti edhe për muajin Maj, sipas të dhënave të dërguara në adresat tona të kontaktit. Shpërndarja e pensioneve po realizohet sipas grafikut  të përcaktuar, në bazë të të cilit pensionistët e kanë tërhequr më parë shumën e përfituar”, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare.

Po ashtu, Posta Shqiptare njofton pensionistët që për çdo paqartësi të komunikojnë me postën nga dita e hënë -e premte, gjatë orarit 08:30-16:30.

Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procedurën si dhe për rastet, ku për shkaqe objektive mund t’ju ketë kaluar data e dërgimit të pensionit, numrat e kontaktit të Njësisë së Përqendruar të Asistencës NPA, vijojnë të jenë në dispozicionin tuaj. Mos hezitoni të na kontaktoni, nga dita e hënë- e premte, ora 08:30-16:30. Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush”, njofton Posta Shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy