Dako: Në Shqipëri ndërgjegjësimi për respektimin e të drejtës së autorit është në nivele shumë të ulëta

Dako: Në Shqipëri ndërgjegjësimi për respektimin e të drejtës së autorit është në nivele shumë të ulëta

Evien Dako, ekspert për të drejtën e autorit tha në studion e MCN Informacion se në vendin tonë ndërgjegjësimi publik për respektimin e të drejtës së autorit është në nivele shumë të ulëta.

 

Sipas Dakos, njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë është e drejtë për t’u përdorur dhe çfarë jo. 

 

Në Shqipëri ka një ligj të mirëazhornuar me direktivat e reja të BE-së. Është ligj që i përshtatet realitetit të Shqipërisë, por ka një problem në zbatueshmëri në aspektin e ndërgjegjësimit publik. 

 

Ndërgjegjësimi publik për respektimin e të drejtës së autorit është në nivele shumë të ulëta. 

 

Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë është e drejtë për t’u përdorur dhe çfarë nuk është.

 

Sipas Dakos shumë të paktë janë subjektet që paguajnë për të muzikën që përdorin. 

 

Ka subjekte që paguajnë për muzikën që përdorin, por është numër shumë i vogël. Nuk ka dëshirë shumë të madhe për të paguar të drejtën e autorit. 

 

Më tej, eksperti tha se të gjithë muzikantët, shkrimtarët dhe regjisorët janë të penalizuar pothuajse njësoj nga mosrespektimi i të drejtës së autorit. 

 

Të gjithë muzikantët, shkrimtarët, regjisorët janë të penalizuar pothuajse njësoj.

 

Pa përjashtim. Qoftë ngha interpretuesit, aktorët, regjisorët. Nuk ka një të favorizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy