Devijon lëvizja e mjeteve në “Unazën e Re”, ARRSH njofton rrugët ku do të kalohet

Devijon lëvizja e mjeteve në “Unazën e Re”, ARRSH njofton rrugët ku do të kalohet

Në orët e para të mëngjesit të së dielës automjetet do të qarkullojnë në aksin kryesor nga Ura e Lanës deri të Pallati me Shigjeta duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas “Loti 2”. Njoftimi është bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku thuhet se mjetet që do të vijnë nga autostrada Tiranë-Durrës do të devijojnë pas daljes nga galeria 5.

Njoftimi i ARRSH

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy