Papa emëron George Frendo, Arqipeshkv të Dioqezës Tiranë-Durrës

Papa emëron George Frendo, Arqipeshkv të Dioqezës Tiranë-Durrës

Imzot George Frendo, i cili deri tani ka qenë Administratori dioqezan i Selisë së Tiranë-Durrësit, është emëruar Arqipeshkv i ri i dioqezës Tiranë-Durrës, duke pasur në kete detyrë Imzot Rrok Mirditën, i cili u nda nga jeta një vit më parë. Emërimi i rij është bërë nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku.

Lajmi u dha sot  në Katedralen e Shën Palit në Tiranë në praninë e meshtarëve, motrave dhe besimtarëve katolikë që gjendeshin në Katedrale. Njëkohësisht, lajmi është bërë i ditur edhe nga Salla e Shtypit e Vatikanit dhe nga Gazeta Zyrtare e Vatikanit, Osservattore Romano.

“Caktimi i Imzot Frendos si Arqipeshkëv është edhe një shenjë e dashurisë së Papës Françesku për Shqipërinë të cilën e ka treguar në shumë raste, qysh me vizitën e tij në shtator 2014, me firmosjen e dekretit të Lumninit të 38 martirëve dhe me emërimin e Dom Ernest Troshanit Kardinal. E tani, pikërisht në mbyllje të vitit të Jashtëzakonshëm Jubilar të Mëshirës, Papa i dhuron dioqezës tonë një bari që do ta udhëheqë në vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Dioqeza e Tiranë – Durrësit ka shprehur gëzimin e saj dhe bindjen se Arqipeshkëvi i ri do të jetë një bari i mirë për dioqezën tonë dhe një udhëheqës që do të dijë të dialogojë me botën dhe sidomos me konfesionet e tjera të krishtera e me religjionet e tjera të pranishme në Shqipëri. Marrja e detyrës nga Frendo do të bëhet në një ceremoni të posaçme me 3 dhjetor, e hapur për të gjithë të interesuarit. Një ditë përpara ceremonisë, me 2 dhjetor, do të organizohet një drekë bamirësie për të varferit me moton: Bariu dëgjoftë zërin e deleve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy