Këtë vit të ri shkollor mësuesit nuk do të jenë të pajisur me regjistër, pasi notat do të hidhen online. Por ky zhvillim, duket se nuk do të jetë i lehtë për të gjithë, pasi në shkollat periferike mungojnë pajisjet, interneti, apo në disa raste edhe energjia elektrike.



