Kur merr fund moti i keq/ Parashikimi nga e hëna në të premte

Kur merr fund moti i keq/ Parashikimi nga e hëna në të premte

Vendi ynë u ndikua në fundjavë nga kalimi i një fronti okluz meteorologjik shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe kontraste të forta termike. Kjo situatë solli si rezultat reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa reshjet e shiut do të vijojnë deri në fund të ditës.

Por si do të jetë java që presim përpara? Edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga stina e dimrit, ditët që presim përpara duken ditë “tipike” dimri. Thënë kjo duke marrë parasysh parashikimet për reshje shiu, rënien e temperaturave si dhe reshjet e dëborës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet e larta malore reshje dëbore.

Për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat ditën e martë do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Ditën e Mërkurë reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje të territorit reshje dëbore. 

Duke filluar nga dita e Enjte pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti për këtë ditë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme por të dobëta dhe lokale.

Për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët por me rënie të temperaturave të cilat në relievet malore në lindje pritet të kapin vlerat negative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy