
Disa anëtarë dhe 7 deputetë të partisë në pushtet të presidentit francez, Emmanuel Macron kanë njoftuar largimin nga partia e tyre dhe formimin e një partie të re, të quajtur “Ekologjia, Demokracia, Solidariteti”, e cila do të përfaqësohet në parlamentin francez me 17 deputetë gjithësej.
Për pasojë, kjo lëvizje ka çuar partinë e Macron në humbjen e shumicës në parlament dhe rritjen e presionit për më shumë politika të krahut të majtë.
partia e Macron ka vetëm 288 deputetë, një më pak sesa shumica absolute, por shifër kjo shumë më e ulët në krahasim me 314 vende që kishte në vitin 2017, periudhë pas së cilës, edhe për shkak të qasjes së presidentit, partia u bë objekt i një sërë kritikash dhe pakënaqësish.
Partia e Macronit, është përballur në të kaluarën me shumë kritika, pasi ligjvënësit e partisë së tij nuk janë pajtuar me vendimmarrjen e tij dhe politikat pro biznesit.



