Kriza Covid-19/ Komisioni Europian propozon planin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro

Kriza Covid-19/ Komisioni Europian propozon planin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro

Komisioni Europian ka propozuar një fond prej 750 miliardë euro për ringritjen e ekonomive të goditura nga pandemia e koronavirusit.

Zyrtarët e BE-së, duke folur para prezantimit të planit, thanë se vendet jugore të goditura nga Covid-19 do të përfitonin pjesën më të madhe të fondit të propozuar, i cili përfshin 500 miliardë euro në grante dhe kredi.

Komisioni do të propozojë që Italisë dhe Spanjës, dy vendet më të prekura nga epidemia në Europë, do t’u jepen respektivisht nga 173 dhe 140 miliardë euro në formë grantesh dhe kredish.

Paolo Gentiloni, komisioneri për çështjet ekonomike të BE-së, e përshëndeti propozimin duke e konsideruar një “arritje europiane”, e cila do të ndihmojë për trajtimin e një krize të paparë.

Ky propozim do të krijojë bazën për negociata të plota, pasi 27 vendet anëtare të BE-së nuk po bien dakord me mënyrën e financimit për rimëkëmbjen ekonomike të bllokut.

Në propozimin e komisionit pritet të përfshihet mbledhja e parave në tregjet e kapitalit, e mbështetur nga garancitë indirekte të shteteve anëtare, të ripaguara bashkërisht gjatë dekadave, një veprim i diskutueshëm ky që do të kërkonte miratimin e tyre unanim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy