
Nga një vëzhgim i Qendrës Alert, është ngritur alarmi se cilësia e akulloreve në Tiranë, lë shumë për të dëshiruar. Kësisoj, është bërë e ditur se akulloret rrezikojnë shëndetin tonë dhe të fëmijëve, pasi kishte rezultuar se “në 5 mostra të analizuara në Tiranë, të gjitha rezultojnë me eneterobaktere dhe stafilokok, deri në 10 here me shume sesa normat e lejuara”.
Pas këtyre raportimeve dhe denoncimeve që kanë mbërritur në adresë të AKU-së, Autoriteti Kombetar i Ushqimit duket se ka nisur kontrollet në të gjithë vendin.
“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 28 masa me paralajmërim. Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 7 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e AKU-së.



