Nisma e qeverisë shqiptare që detyron të sapodiplomuarit në universitetin e Mjekësisë të ushtrojnë profesionin e tyre për 5 vite në Shqipëri nuk do ta frenojë largimin e tyre jashtë kufijve. Kështu ka deklaruar kryetari i sindikatës së mjekëve Gent Stroni në studion e MCN Economy, për të cilin mjekët kanë nevojë për një vend pune të denjë.



