
Të rinj të qytetit të Shkodrës zhvilluan një marshim paqësor si një shenjë sensibilizimi pas vrasjes së efektivit të policisë në Lezhë Saimir Hoxha.
Marshimi që nisi nga fillimi i pedonales pranë bashkisë u organizua nga koalicioni DMA ndërsa të rinjtë dhanë mesazhin e tyre jo vetëm për punonjësit e policisë, por edhe kundër përdorimit të drogës nga bashkëmoshatarët e tyre.
Fred Zefi i cili drejton organizatën “Shpresë për botën" në Shkodër thotë se e gjithë shoqëria duhet të sensibilizohet për të mbrojtur të rinjtë kundër përdorimit të drogës në mënyrë që të mos kemi më ngjarje tragjike si ajo e vrasjes së policit në Lezhë.
Marshimi i të rinjve të gjimnazeve të Shkodrës, koalicionit DMA dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe policisë vendore Shkodër vijoi deri tek vendi i quajtur truma e dugajve të reja në Shkodër ndërsa në dy momente në shenjë respekti për policin e vrarë të rinjtë u ndalën duke duartrokitur si një ftesë edhe për qytetarët e tjerë që ti bashkohen kësaj nisme.



