U bllokuan në kanionin e Nivicës, shpëtohen 7 turistët spanjollë

U bllokuan në kanionin e Nivicës, shpëtohen 7 turistët spanjollë

Shtatë turistët spanjollë të cilët mbetën të bllokuar pasditen e djeshme në kanionin e Nivicës janë shpëtuar nga policia.

Në vendin e quajtur “Ujëvara e Peshturës”, 7 turistët spanjollë që po eksploronin zonën, duke zbritur me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, mbetën të bllokuar në kanion, për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse, u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Drupal Ad

Fillimisht, ata kontrolluan zonën me dron dhe bënë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Nivicës.

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, shërbimet e policisë, si rezultat i punës së mirorganizuar dhe i bashkëpunimit me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve spanjollë, nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Turistët u transportuan nga shërbimet e policisë dhe u akomoduar në një bujtinë, në fshatin Dukaj, në gjendje të mirë shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy